Botë

Alarm për ndërkombëtarët: Veproni para se të bëhet tepër vonë, siç u bë për Srebrenicën

Foto: AP
 

Veprimet e Rusisë në Ukrainë ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se Moska po nxit gjenocid dhe po kryen mizori që synojnë të shkatërrojnë popullin ukrainas, sipas raportit të parë të pavarur mbi akuzat për gjenocid në atë vend.

Raporti i nënshkruar nga 30 studiues juridikë dhe ekspertë për çështjen e gjenocidit, akuzojnë shtetin rus për shkelje të disa neneve të Konventës së Gjenocidit të Kombeve të Bashkuara, raportoi tw premten CNN. Paralajmëron se ekziston një rrezik serioz dhe i pashmangshëm i gjenocidit në Ukrainë, duke mbështetur akuzat me një listë të gjatë dëshmish të vrasjeve masive të civilëve, deportimet me forcë dhe retorika çnjerëzore anti-ukrainase e përdorur nga zyrtarët e lartë rusë.