Turqia është në bisedime “të vazhdueshme” me Ukrainën dhe Rusinë për të hapur një korridor përmes Bosforit për eksportin e drithërave nga Ukraina, raportoi The Guardian të enjten.
Një zyrtar I lartë turk tha se bisedimet janë konfidenciale prandaj edhe foli në kushte anonimiteti.
“Turqia po negocion edhe me Rusinë edhe Ukrainës për eksportin e drithërave nga Ukraina. Me një korridor që do të hapej nga Turqia, kishte kërkesë që drithërat të arrijnë në tregjet e synuara. Negociatat po vazhdojnë”, tha ai.
Dy burime të tjera konfirmuar se Turqia është në bisedime për të ndihmuar që drithërat të lëvizin jashtë Ukrainës. Edhe pse anëtare e NATO-s, Turqia është parë me “neutrale” se anëtarët e tjerë të aleancës, ka thënë një person.
“Turqia është e gatshme të kontribuoj në njëfarë monitorimi të këtyre eksporteve nga Odesa përmes Detit të Zi sepse Turqia tradicionalisht është shumë e fuqishme në Detin e Zi dhe ata janë të gatshëm të ndihmojnë”, ka thënë një diplomat i lartë të mërkurën.