Botë

Kërcënime për bomba në disa shkolla në Sarajevë

Të mërkurën në mëngjes, Ministria e Punëve të Brendshme në Sarajevë ka marrë njoftime se në shumë shkolla janë vendosur bomba, shkruan AA.

"Policia e Sarajevës në mëngjes mori disa raportime për bomba të vendosura në disa shkolla në kantonin e Sarajevës dhe në këtë drejtim po ndërmerren masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të policisë, për të kontrolluar këto institucione shkollore”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës, Mirza Haxhiabdiç, për AA.

Duke theksuar se për rastet është njoftuar edhe Prokuroria e Sarajevës, Haxhiabdiç ka thënë se më shumë informata do të dihen pas përfundimit të ekzaminimit të policisë.

Kërcënimet mbërritën përmes postës elektronike ndërsa fëmijët u kthyen në shtëpi.

Në vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovës, ka pasur vazhdimisht raportime për kërcënime me bombë.