Botë

Presidenti senegalez do të vizitojë Moskën dhe Kievin së shpejti

Presidenti i Senegalit, Macky Sall do të vizitojë Moskën dhe Kievin në javët e ardhshme në cilësinë e tij si kryetar i Bashkimit Afrikan.

Sall tha se unioni dëshiron të shohë de-përshkallëzimin e konfliktit dhe paqen përmes dialogut midis dy palëve, shkruan Sky News.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane, z. Sall tha: “Ne nuk duam të jemi në një linjë me këtë konflikt, shumë qartë, ne duam paqen. Edhe pse ne e dënojmë pushtimin, ne po punojmë për një de-përshkallëzim, ne po punojmë për një armëpushim, për dialog… ky është pozicioni afrikan”.