Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka nënshkruar një projekt-ligj që konfirmon 40 miliardë dollarë ndihmë të re për Ukrainën, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, raporton BBC të shtunën.
Paratë përfaqësojnë paketën më të madhe të ndihmës amerikane që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjektligji, i cili do të ofrojë mbështetjen për Ukrainën për rreth pesë muajt e ardhshëm, përfshin rreth 6 miliardë dollarë të buxhetuara për automjetet e blinduara dhe mbrojtjen ajrore.
Bideni aktualisht ndodhet në Korenë e Jugut, në një udhëtim katër-ditor nëpër Azi.
Duke folur në Seul, ai tha se pushtimi rus i Ukrainës ishte një sulm ndaj "parimeve thelbësore ndërkombëtare".