Botë

Tërmeti me magnitudë 4.8 shkallë godet jugperëndimin e Kinës

Një tërmet prej 4.8 shkallësh ka goditur provincën jugperëndimore të Kinës gjatë mëngjesit të së premtes. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin në një shkollë të provincës Sichuan, kur nxënësit janë fshehur nën bankat shkollore gjatë tërmetit të fuqishëm.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë menjëherë në epiqendrën e tërmetit. Qeveria kineze ka kërkuar që 600 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit të jenë në gjendje gatishmërie. Nuk është raportuar për të vdekur, teksa dhjetëra ndërtesa kanë pësuar dëme shkaku i tërmetit.

Sistemet e alarmit të tërmeteve kanë dërguar sinjale rreth 6.4 sekonda pas tërmetit. Sinjalet janë dërguar në gjithë rajonin kinez nëpër telefona të mençur dhe televizorë. Ekspertët kanë sqaruar se ky tërmet ka ndodhur në një zonë që në të kaluarën ka prodhuar tërmete me magnitudë mbi 4 shkallë.