Miliarderi Elon Musk i ka cilësuar si "krejtësisht të pavërteta" pretendimet në një raport lajmesh se ai ngacmoi seksualisht një stjuardesë në një avion privat në vitin 2016, shkruan Reuters.
Business Insider raportoi të enjten se kompania SpaceX e Muskut pagoi 250 mijë dollarë në vitin 2018 për të zgjidhur një denoncim për ngacmim seksual nga një stjuardesë e paidentifikuar e avionit privat, e cila e akuzoi Muskun për ekspozim ndaj saj.
Artikulli bazohej në deklaratën e një personi që pretendohej se ishte shoqe e stjuardesës.
"Kam një sfidë për këtë gënjeshtar që pretendon se shoqja e tyre më pa "të ekspozuar" - përshkruaj vetëm një gjë, çdo gjë fare në trup (tatuazhe...) që nuk dihet nga publiku. Ajo nuk do të jetë në gjendje ta bëjë, sepse nuk ka ndodhur kurrë”, shkroi Musk në Twitter.
Business Insider citoi miken e stjuardesës të ketë thënë se përveç gjoja ekspozimit, Musku fërkoi këmbën e stjuardesës dhe i ofroi t'i blinte asaj një kalë nëse ajo do të "bënte më shumë" gjatë atij fluturimi.
Stjuardesa arriti të besonte se refuzimi i saj për të pranuar propozimin e Muskut kishte dëmtuar mundësitë e saj për të punuar në SpaceX dhe e shtyu atë të punësonte një avokat në vitin 2018, sipas Business Insider.
Kompania e raketave bëri zgjidhjen jashtë gjykatës dhe përfshiu një marrëveshje për të mos lejuar stjuardesën të fliste për rastin.