Rusia ka informuar Finlandën se do të ndalojë rrjedhat e gazit natyror për këtë shtet, që nga mëngjesi i së shtunës, tha shitësi shtetëror finlandez i gazit Gasum.
Kompania ka refuzuar të paguajë gazin rus në rubla, siç u ka kërkuar Moska vendeve evropiane, raporton Sky News.
“Është për të ardhur keq që furnizimet me gaz natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të ndalen”, tha themeluesi i Gasum, Mika Wiljanen në një deklaratë.
“Megjithatë, ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe me kusht që të mos ketë ndërprerje në rrjetin e transmetimit të gazit, do të mund të furnizojmë me gaz të gjithë klientët tanë në muajt në vijim”, ka shtuar ai.
Shumica e gazit të përdorur në Finlandë vjen nga Rusia, por gazi përbën vetëm rreth 5% të konsumit të saj vjetor të energjisë.