Botë

BE-ja do të sigurojë 300 miliardë euro për pavarësimin nga energjia ruse

Ursula von der Leyen

Bashkimi Evropian do të sigurojë rreth 300 miliardë euro për të ndihmuar shtetet anëtare në pavarësimin tyre nga energjia ruse, ka thënë të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas saj, BE-ja mund të zëvendësojë lëndët djegëse ruse me furnizime nga vendet tjera, duke kaluar në energji të pastër dhe duke kursyer energji, raportoi BBC-ja.

Prej 300 miliardësh, rreth 72 miliardë euro do të ndahen si grante dhe 225 miliardë euro kredi, ka njoftuar Von der Leyen.

“Investimet do të përfshijnë 10 miliardë euro për infrastrukturën e gazit, dy miliardë euro për naftën dhe pjesa tjetër për energjinë e pastër”, ka thënë ajo.

Von der Leyen gjithashtu ka propozuar ofrimin deri në nëntë miliardë euro ndihmë të mëtejshme për Ukrainën këtë vit.