Botë

Rreth 1.300 civilë të vrarë në Kiev që nga nisja e pushtimit rus

Të paktën 1.288 trupa të civilëve janë gjetur në rajonin e Kievit, që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, ka bërë të ditur shefi i policisë së kryeqytetit ukrainas, raportoi BBC-ja të mërkurën.

“Për momentin kemi trupat e 1,288 njerëzve të vrarë. E theksoj, janë civilë”, ka thënë Andriy Nyebytov, kreu u policisë së rajonit të Kievit.

Sipas tij, shumica e viktimave janë të vrarë me armë automatike.

Nyebytov ka thënë se policia po vazhdon të gjejë varreza të reja me civilë të vrarë në rajonin e Kievit.

Në fund të muajit prill, numri i të vrarëve në Kive ishte mbi 1.000.