Botë

Fëmija i gjetur i vdekur brenda një valixheje në Indiana nuk po mund të identifikohet

Fëmija i gjetur i vdekur brenda një valixheje në Indiana nuk po mund të identifikohet

Zyrtarët e Indianas janë ende duke u përpjekur të identifikojnë një fëmijë, trupi i të cilit u gjet muajin e kaluar brenda një valixheje në një zonë pylli në Indiana (SHBA), raportoi CNN të shtunën.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar fëmijën, i cili është përshkruar të jetë i racës së zezë, i moshës 5 ose 8 vjeç, trup të hollë dhe flokë të shkurtër. Policia tha se fëmija vdiq rreth një javë më parë para se trupi të gjendej.

Autopsia nuk nxori ndonjë përgjigje për shkakun e vdekjes së tij.

“Trupi i fëmijës u gjet brenda një valixheje të fortë”, tha policia.

Hetuesit besojnë se imazhi i valixhes do të ndihmojë në identifikimin e tij.

Ata thanë se fëmija nuk do të listohet në asnjë regjistër - si kërkimi i ndihmës përmes internetit - dhe se ata po kërkojnë individë që mund të kenë informacion të dorës së parë për identitetin e fëmijës dhe që mund të çojë në zbulimin e shkakut të vdekjes.