Botë

Ukraina pretendon se Rusia po tërhiqet nga Kharkivi

Foto: AP
 

Një institut në SHBA ka thënë se Ukraina ka detyruar forcat ruse të tërhiqen nga Kharkiv, "duke fituar kështu betejën" për qytetin, raporton BBC të shtunën.

Raportet e fundit të agjencisë i japin njëfarë besimi pretendimit, me një zëdhënës të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës i cituar nga AFP të ketë thënë se në rajon, "përpjekjet kryesore të armikut janë të përqendruara në sigurimin e tërheqjes së njësive nga qyteti i Kharkivit".