Ekonomia e Ukrainës parashikohet të tkurret për 30 për qind
Ekonomia e Ukrainës parashihet të tkurret për 30 për qind këtë vit si pasojë e pushtimit rus, ka njoftuar Banka Evropiane për Zhvillim, raporton agjencia AFP.
Parashikimet janë më të rënda se që ishin bërë në mars nga po e njëjta bankë. Në mars ishte parashikuar një tkurrje prej 20 për qind e ekonomisë së Ukrainës.
Por, banka parasheh që ekonomia e Ukrainës të përjetojë një ngritje prej 25 për qind në vitin 2023.
Ndërkohë sa i përket ekonomisë së Rusisë, parashihet një tkurrje prej 10 për qind këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm nuk parashihet të regjistrojë ndonjë ngritje.