Botë

Kremlini mohon se do ta festojë në Mariupol Ditën e Fitores më 9 maj

Foto: AP
 

Rusia ka thënë se nuk do të ketë festime të Ditës së Fitores në qytetin e rrethuar juglindor të Ukrainës, Mariupol, një port strategjik për të cilin trupat ruse pretenduan se e kanë nën kontroll, raporton AFP.

Dita e Fitores festohet çdo vit më 9 maj në Rusi, për të shënuar fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.