Botë

Hungaria dhe Sllovakia mund të blejnë naftën ruse deri në fund të 2023-tës

Hungaria dhe Sllovakia do të mund të vazhdojnë blerjen e naftës bruto ruse deri fund të vitit 2023 sipas kontratës aktuale, raporton Reuters sipas burimeve në BE.

Si pasojë, kjo do të thotë që të dyja vendet do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një embargo në naftën ruse e propozuar nga Komisioni Evropian.

BE-ja i ka përshkruar planet këtë mëngjes për të ndaluar importet e naftës bruto ruse brenda gjashtë muajve dhe produkteve të naftës së rafinuar deri në fund të vitit, shkruan BBC.

Në një përpjekje për të bindur vendet ngurruese dhe më të varura që të mos vënë veton ndaj planeve, Brukseli ka sugjeruar një periudhë më të gjatë për zbatimin e embargos për Hungarinë dhe Sllovakinë.