Botë

Vritet amerikani teksa luftonte krah forcave ukrainase

Një shtetas amerikan, Willy Joseph Cancel, u vra duke luftuar përkrah forcave ukrainase në Ukrainë, raportoi CNN të premten.

22-vjeçari ishte duke punuar me një kompani private kontraktuese ushtarake kur u vra të hënën. Kompania e kishte dërguar atë në Ukrainë dhe ai po paguhej ndërsa po luftonte atje, tha nëna e tij, Rebecca Cabrera për CNN-in.

Cancel ishte një ish-marins amerikan, siç tha nëna e tij.

“Ai donte të shkonte sepse besonte në atë për të cilën po luftonte Ukraina, dhe donte të ishte pjesë e saj për ta mbajtur atë atje, në mënyrë që të mos vinte këtu, dhe se ndoshta ushtarët tanë amerikanë nuk do të duhej të përfshiheshin në të (luftën)”, tha Cabrera.

Cancel fluturoi për në Poloni më 12 mars dhe kaloi në Ukrainë diku më 12 dhe 13 mars.

Cabreras iu tha nga ata që e lajmëruan për vdekjen e djalit se trupi i tij nuk ishte gjetur.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se janë “në dijeni për këto raportime” dhe se po e monitorojnë nga afër situatën. Ndërsa, ka bërë thirrje që amerikanët të mos udhëtojnë në Ukrainë për shkak të konfliktit të armatosur.

Cancel ka lënë pas fëmijën 7 muajsh dhe gruan.