Botë

Maqedonia e Veriut nuk pret pasoja nga ndalja e gazit rus

 

Maqedonia e Veriut nuk pret që të ketë pasoja të mëdha në furnizimin me gaz pas vendimit të Kompanisë shtetërore ruse të energjisë Gazprom, që të ndërpresë furnizimin me gaz për Bullgarinë, nga dita e mërkurë.

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, ka thënë se “Sofja nuk do t’u nënshtrohet shantazheve të Rusisë që të paguajë gazin me rubla” dhe se Bullgaria, sipas tij, është e përgatitur për një vendim të tillë të kompanisë shtetëror ruse të energjisë.