Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbështetur njëzëri vendimin për t'i ofruar Ukrainës lehtësime të përkohshme tregtare për disa prodhime bujqësore dhe industriale.
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian do ta nënshkruajnë marrëveshjen gjatë një seance plenare të Parlamentit në Strasburg, në muajin shtator.
Lehtësimet do të aplikohen për tre vjet, nisur nga fundi i shtatorit.
“Me vendimin e sotëm mundësojmë që më shumë prodhime të Ukrainës të eksportohen në BE. Është detyrë e jona të mbështesim Ukrainën dhe t'i forcojmë lidhjet tona ekonomike dhe politike, sidomos në kohën e konfliktit në territorin e saj”, tha ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e BE-së.
Ukraina është në konflikt me Rusinë, e cila i ka aneksuar gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët që kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore.
-
KE-ja po e shqyrton mundësinë e anëtarësimit të shpejtë të Ukrainës në BE, por pa të drejta të plota
-
BE: Ukraina duhet të jetë e lirë ta vendosë të ardhmen e saj
-
BE-ja s’i heq sanksionet ndaj Rusisë pa tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina
-
BE-ja shton mbështetjen për Kievin në nëntë fusha
-
BE-ja dhe Zelensky pritet ta nënshkruajnë një pakt sigurie të enjten