Shpenzimet ushtarake kanë tejkaluar 2 trilionë dollarë për herë të parë në vitin 2021, dhe me gjasë do të rriten edhe më tutje pasi që vendet evropiane që ndjehen të rrezikuara po shikojnë mundësitë për të përforcuar forcat e tyre të armatosura kundrejt kërcënimit nga ekspansionizmi i Rusisë
Në vitin 2021 shpenzimet ushtarake botërore kishin tejkaluar 2 trilionë dollarë për herë të parë, duke arritur në 2,113 miliardë, sipas një studimi të publikuar nga Stockholm International Peace Research Institute.
Shpenzimet ushtarake në vitin 2021 ishin mesatarisht për 0,7% më të larta se në vitin 2020 dhe 12% më të larta se në vitin 2012, duke ilustruar kështu që barra ekonomike e pandemisë Covid-19 nuk e ka penguar trendin e vazhdueshëm të rritjes në botë të shpenzimeve ushtarake qysh prej vitit 2015.
Shpenzimet për ushtri si hise e GDP-së kishte arritur 2,2% në vitin 2021, një ulje ë vogël fare nga 2,3% sa ishte në vitin 2020. Shpenzimet mesatare ushtarake si hise e shpenzimeve qeveritare në vitin 2021 kishin ngelur në shifrën e njëjtë sikurse që ishin në vitin 2020 – 5.9%.
Shpenzimet me gjasë do të rriten dukshëm në disa pjesë të Evropës pas invadimit të Rusisë në Ukrainë, pasi që shtetet e trazuara evropiane po zotohen të rishikojnë dhe rrisin shpenzimet për forcat e tyre të armatosura.
Burimet:
Global military spending tops $2 trillion for first time as Europe boosts defences (Bloomberg)
Trends in World Military Expenditure report, 2021 (SIPRI)
