Botë

Polonia i dërgon tanke Ukrainës

Polonia ka dërguar tanke në Ukrainë derisa kjo e fundit po përballet me luftë nga Rusia.

Polonia ka dërguar tanke në Ukrainë derisa kjo e fundit po përballet me luftë nga Rusia. Këtë e ka konfirmuar kryeministri polak, të hënën.

I pyetur nëse Polonia i ka dërguar tanke Ukrainës, Mateusz Morawiecki ka thënë “po”.

Sidoqoftë, ai ka refuzuar të japë ndonjë detaj për numrin e tankeve që ia ka dërguar Ukrainës.

Ndërkaq kur është pyetur nëse Polonia do të dërgojë edhe avionë, ai ka thënë se nuk ka pasur kërkesë të tillë, shkruan Sky News.

Në mars, Polonia tha se ishte gati t’i dorëzonte të gjithë avionët e saj ushtarakë MIG-29 në një bazë ajrore amerikane në Gjermani “menjëherë dhe pa pagesë”, si pjesë e një plani për t’i ofruar avionë Ukrainës.

Por Pentagoni kishte thënë se nuk ishte “e përshtatshme”.