Botë

Moska i deporton gjysmë milioni ukrainas në Rusi pa dëshirën e tyre

rusia, ukraina, lufta, civilet, moska, deportimi, koha, 20 prill

Moska zyrtare i ka deportuar 500 mijë njerëz nga Ukraina në Rusi, ka bërë të ditur Mykyta Poturayev, kreu i Komitetit humanitar të parlamentit ukrainas.

Siç shkruan Reuters të mërkurën, gjysmë milioni ukrainas u deportuan pa dëshirën e tyre.

Ai deklaroi se aktualisht nuk mund të lidhin kontakt me të deportuarit.

Konventa e Gjenevës e vitit 1949, i ka përcaktuar standardet ligjore ndërkombëtare për trajtimin humanitar në konflikte, duke ndaluar transferimet masive të dhunshme të civilëve. Ky akt i deportimit rus po sipas Konventën konsiderohet si krim lufte.

Moska ka mohuar se i ka sulmuar qëllimshëm civilët që nga 24 shkurti kur nisi pushtimin e Ukrainës.