Një grup i ekstremit të djathtë planifikoi djegien e librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, në Orebro të Suedisë. Por ata u përleshën me një grup tjetër që mbronin Kuranin. Nga përleshjet, mbetën katër policë të plagosur, kanë konfirmuar autoritetet suedeze të premten, shkruan The Guardian.
Ishte dita e dytë radhazi që kishte pasur përleshje në Suedi, të organizuara nga lëvizja anti-imigruese dhe anti-islamike “Stram Kurs”, që udhëhiqet nga danezo-suedezi Rasmus Paludan.
"Ne jetojmë në një shoqëri demokratike dhe një nga detyrat më të rëndësishme të policisë është të sigurojë që njerëzit të mund të përdorin të drejtat e tyre të mbrojtura me kushtetutë për të protestuar dhe shprehur mendimet e tyre. Policia nuk mund të zgjedhë se kush e ka këtë të drejtë, por duhet të ndërhyjë gjithmonë në rast shkeljeje", ka thënë shefi i policisë kombëtare Anders Thornberg të premten në mëngjes, duke reaguar ndaj protestave të një dite më parë.
Paludan ka qenë rregullisht në qendër të incidenteve vitet e fundit.
Në nëntor 2020, ai u arrestua në Francë dhe u deportua.
Pesë aktivistë të tjerë u arrestuan në Belgjikë menjëherë më pas, të akuzuar se donin të "përhapnin urrejtje" duke djegur Kuranin në Bruksel.
? Riots in #Linkoping, Sweden pic.twitter.com/xR9TwbiLWC
— Breaking News 24/7 (@Worldsource24) April 14, 2022