Botë

Rusia konfirmon fundosjen e anijes kryesore luftarake “Moskva”

anija ruse, moskva, 14 prill, fundosje

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar të enjten mbrëma, se anija kryesore luftarake e saj “Moskva”, është fundosur, ka raportuar BBC-ja.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, anija u fundos rrugës teksa po tërhiqej për ta çuar në një port të sigurt.

“Gjatë tërheqjes për në bazën e saj, "Moskva", për shkak të dëmtimeve që pësoi gjatë zjarrit, humbi stabilitetin”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Gjatë ditës, ka pasur raporte kontradiktore për këtë anije që gjerësisht është parë si krenari e Rusisë në Detin e Zi.

Rusia tha se anija është dëmtuar rëndë nga një shpërthim i raketave që mbante, derisa Ukraina pretendon se dy raketa të saj “Neptun” e kanë goditur dhe e kanë fundosur.