Botë

Kremlini pretendon se Ukraina po sulmon brenda territorit rus

Kremlini pretendon se Ukraina po sulmon brenda territorit rus
Foto: AP
 

Zyrtarë rusë kanë deklaruar të enjten se Ukraina ka kryer sulme me raketa në zona të banuara në Rusi, shumë pranë kufirit me Ukrainën.

Sipas tyre, dy helikopterë ushtarakë të pajisur me armë të rënda sulmuan qytetin e Klimovës, duke lënë të plagosur shtatë persona, përfshirë një fëmijë dhe duke dëmtuar gjashtë shtëpi, raporton BBC-ja të enjten.