Botë

Spanja zbulon plantacionin më të madh të kanabisit në Evropë

spanja, plantacion, kanabisi, droga, 13 prill
 

Policia spanjolle ka arrestuar të mërkurën tre persona, të cilët besohet se kishin plantacionin më të madh të kanabisit në Evropë. Rojat civile të Spanjës kanë bërë të ditur se në plantacionin e Navarras ishin 415 mijë bimë kanabisi në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se tre persona, dy prej të cilëve ishin nën hetime të gjata, janë arrestuar gjatë aksionit policor.