Gjashtë civilë janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një ndërtesë jashtë Kievit, raporton të martën AFP, duke cituar prokurorët ukrainas.
“Trupat e gjashtë civilëve me plagë nga armët e zjarrit janë gjetur gjatë inspektimit të një ndërtese private”, ka thënë prokurori i Përgjithshëm ukrainas në një deklaratë.
Zbulimi i fundit vjen pas një serie krimesh të kryera ndaj civilëve në luftën në Ukrainë e për të cilat akuzohet Rusia.
Mirëpo Rusia e ka mohuar se ka cak civilët duke shtuar se po e sulmon vetëm infrastrukturën ushtarake.