Botë

Ukraina e shqetësuar për fatin e grave të mbajtura në burgjet ruse

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk

Më tepër se 1000 civilë dhe mbi 700 ushtarë ukrainas po mbahen në burgjet e Rusisë apo nga separatistët pro-rusë, ka thënë zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Në një intervistë emocionale për agjencinë Reuters, Vereshchuk, ka thënë se më së tepërmi është e shqetësuar për më tepër se 500 gra që janë në mesin e civilëve, që po përballen me poshtërime.

Ajo ka thënë se ka dëgjuar për raste të përdhunimit.

“Duan që të na frikësojnë. Duan që ne të qajmë dhe të jemi viktima. Por, vajzat dhe gratë tona na kërkojnë të vazhdojmë të luftojmë për fitoren tonë”, ka thënë Vereshchuk.

Ajo ka thënë se shumë civilë po mbahen në burgje me kriminelë, dhe se Moska është e gatshme vetëm të shkëmbejë të burgosur ushtarakë.