Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Konvoj i madh ushtarak rus është nisur drejt Kharkivit

Konvoji ushtarak rus është nisur drejt Kharkivit

Pamjet satelitore të siguruara nga “Maxar Technologies”, kanë treguar një konvoj ushtarak rus të gjatë afro 13 kilometra që po lëvizë nga jugu nëpër qytetin lindor ukrainas Velkyi Burluk, raporton CNN.

Qyteti është në lindje të Kharkivit, qyteti më i afërt ukrainas në kufi me Rusinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në imazhe shihen vetura të blinduara, kamionë, artileri dhe pajisje mbështetëse.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se kanë filluar luftimet e ashpra në lindje të Ukrainës, ndërsa janë raportuar bombardime nëpër rajonin e Donbasit.

Sipas inteligjencës ukrainase forcat ruse po rigrupohen dhe po planifikojnë të avancojnë në drejtim të Kharkivit.