Suedia ka bërë të ditur të martën se do të dëbojë tre diplomatë rusë.
Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, ka deklaruar se shteti i saj ka vendosur për dëbimin e tyre pasi ata nuk po punojnë në pajtim me Konventën e Vjenës, raportoi Sky News.
“Sot Ministria e Jashtme ka vendosur t’i deportojë tre diplomatë rusë, puna e të cilëve në Suedi nuk është në pajtim me Konventën e Vjenës”, është shprehur Linde.
Ky vendim vjen pasi disa shtete evropiane kanë urdhëruar dhjetëra diplomatë rusë që të largohen nga këto shtete, pak pas krimeve të luftës të kryera nga forcat ruse në qytetin Bucha.