Të paktën 165 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine të martën, duke cituar zyrën e prokurorit të përgjithshëm (PGO).
Kjo agjenci gjithashtu ka thënë se 266 fëmijë janë plagosur.
E marta shënon ditën e 41-të të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar një pako të re sanksionesh kundër Rusisë për të mërkurën, pas raportimeve për vrasjen e civilëve në veri të Ukrainës nga forcat ruse.