Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Jugut ka shprehur shqetësimin për masakrën e civilëve në Ukrainë.
Zbulimi i trupave të civilëve të shpërndara nëpër rrugë, si dhe i një varri masiv në Bucha, jashtë Kievit, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar, shkruan CNN-i të martën.
“Një masakër e civilëve gjatë kohës së luftës është një shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare”, tha ministria në një deklaratë për shtyp.
Ministria tha gjithashtu se mbështet deklaratën e mëparshme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili kërkonte një hetim të pavarur për vrasjen e civilëve në Bucha.