Botë

Zelensky për një takim me Putinin: Tani duket i pamundur

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë së një takim ballë për ballë mes tij dhe homologut rus, Vladimir Putin, tani duket i pamundur.

Në një adresim të fundit, Zelensky ka thënë se mundësia për më shumë bisedime me Rusinë tani është sfiduese, por që sipas tij, nuk ka opsione të tjera, raportoi Sky News të martën.

Ndërkohë, agjencia ruse e lajmeve IFAX ka thënë se bisedimet mes dy vendeve janë duke u zhvilluar përmes video-lidhjeve.

Në lidhje me masakrën në Bucha, Zelensky ka thënë se Ukraina do ofrojë prova të krimeve të luftës me të cilat duhet të merren vendet e tjera dhe se shprehja "denazifikim" vlen më shumë për Rusinë sesa për vendin e tij.