Gjithnjë e më shumë trupa ruse po tërhiqen nga rajoni i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, derisa po i intensifikojnë sulmet e tyre në rajonin separatist të Donbasit në lindje, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane për gazetën ushtarake amerikane “Stars and Stripes”.
Duke folur në kushte anonimiteti, ai tha se dy të tretat e grupeve taktike të batalionit rus që rrethonin Kievin duket se ishin tërhequr nga veri nëpërmjet Bjellorusisë, shkruan të martën BBC-ja.
Zyrtari tha se SHBA-ja beson se trupat ruse që u tërhoqën do të “rifurnizohen, ndoshta edhe do të përforcohen me fuqi punëtore shtesë” përpara se të kthehen në Ukrainë për të vazhduar luftimin diku tjetër.
Sinjalet se rusët po ripërqendrohehen drejt lindjes erdhën pasi disa trupa ruse të vendosura në veri të qytetit jugor të Mariupolit u shfaqën në veri të Donetskut, që ndodhet në rajonin e Donbasit.
Ministria ruse e Mbrojtjes tani pretendon se qëllimi i rus ishte gjithmonë “çlirimi” i rajonit të Donbasit, pavarësisht dëshmive se qëllimet fillestare ishin të kapnin qytete të mëdha në të gjithë Ukrainën.