Botë

Rreth 2.5 milionë refugjatë ukrainas kaluan kufirin për në Poloni

Rreth 2.5 milionë refugjatë ukrainas kanë kaluar kufirin për në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Roja Kufitare polake ka njoftuar të dielën se 2.461 milionë refugjatë kanë kaluar nëpërmjet pikës kufitare që dërgon në Poloni, raportoi CNN-i.

Më shumë se 4.1 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas shifrave të fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Të njëjtat të dhëna tregojnë se përveç shumicës dërrmuese të këtyre refugjatëve që kanë ikur në Poloni, të tjerë kanë kaluar në vendet fqinje në Evropë, duke përfshirë Rumaninë, Moldavinë dhe Hungarinë.

Në fund të muajit mars, një zyrtar i lartë i administratës Biden ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të mirëpresin deri në 100,000 ukrainas dhe të tjerë që ikin nga agresioni rus.