Botë

Vdes nobelistja e parë për matematikë, Maryam Mirzakhani

Descriptive Text

Ka vdekur Maryam Mirzakhani, iranianja e cila në vitin 2014 u bë gruaja e parë qe fitoi medaljen Fields, çmimin më prestigjioz për matematikë.

Sipas mediave iraniane, Mirzakhani ka vdekur pas betejës së saj me kancer.

Mirzakhan, një matematikane që ka punuar si profesoreshë në Universitetin Stanford, ka vdekur në një spital në SHBA, ka konfirmuar një familjar i saj, gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Mehr.

Mirzakhani ka lindur në Teheran më 1977.

Ajo ka kryer punimet e doktoratës në vitin 2004 në Harvard.

Mirzakhani ka qenë eksperte për gjeometri.