Vritet kreu i ISIS-it në Afganistan Foto: Ilustrim

Vritet kreu i ISIS-it në Afganistan

15 July 2017 12:00

Shefi i Shtetit Islamik në Afganistan, Abu Sayed, është vrarë në provincën Kunar gjatë kësaj jave, ka bërë të ditur Pentagoni, shkruan Reuters.

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White tha në një kumtesë se anëtarët tjerë të Shtetit Islamik po ashtu janë vrarë gjatë këtij sulmi të enjten.

Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Jim Mattis u tha mediave se vrasja e kreut të Shtetit Islamik në Afganistan është një fitore.

Sayed është lideri i tretë i Shtetit Islam i vrarë në Afganistan që nga korriku i vitit 2016.

Ish-lideri Abdul Hasib ishte vrarë gjatë një operacioni të përbashkët të SHBA-së dhe Afganistanit më 27 prill në provincën lindore Nangarhar. Ndërsa, ish-lideri tjetër Hafiz Saeed Khan ishte vrarë në sulmin amerikan me dron në vitin 2016, transmeton KosovaPress.

Trupat amerikane, të mbështetura nga aeroplanët amerikanë dhe forcat speciale, janë duke luftuar kundër militantëve të lidhur me Shtetin Islam në lindje të Afganistanit për vite.

Gjenerali John Nicholson, komandanti kryesor amerikan në Afganistan, ka premtuar se do të mposhtin Shtetin Islam në Afganistan gjatë këtij viti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme