Botë

Britania nuk e ka në plan të paguajë në rubla për gazin rus

Një zëdhënës i kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka deklaruar të enjten, se Britania e Madhe nuk e ka ndërmend të paguajë për gazin rus në rubla, që është monedha e Federatës Ruse, raporton Sky News.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar të enjten një dekret, përmes së cilit kërkohet që vendet që blejnë gaz nga Rusia, duhet të paguajnë vetëm në rubla, duke filluar nga dita e premte.

Mirëpo zëdhënësi i Johnsonit ka deklaruar se qeveria britanike po monitoron implikimet e kërkesës së Putinit në tregun evropian.

"Kjo nuk është diçka që ne do të kërkojmë të bëjmë", ka thënë zëdhënësi, i pyetur nëse kishte ndonjë rrethanë në të cilën Britania megjithatë do të paguante në rubla.