Botë

Jimmy Carter lirohet nga spitali

Descriptive Text

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter (92) është lëshuar nga spitali, pas terapisë që pati për shkak të dehidrimit, tha zëdhënësja e qendrës Carter, Deanna Congileo.

Carter ishte hospitalizuar dje pasi mori pjesë në një ngjarje humanitare në Vinipeg të Kanadasë. Mediat kanadeze bënë të ditur se Carter ishte dehidruar nga dielli i fortë.

Zëdhënësja e tij tha se ish-presidenti amerikan u është falënderuar të gjithëve që i dëshiruan shërim sa më të shpejtë.

Carter, i cili ishte presidenti i tridhjetë e nëntë amerikan, kishte mjaft obligime gjithë javën në projektet humanitare për ndërtimin e shtëpive për 150 familje, transmeton KosovaPress.

Ai në vitin 2015 ishe diagnozifikuar me kancer, ndërsa në mars të këtij viti u bë e ditur se kanceri i është përhapur në tru.