Botë

KOHA në Ukrainë: Alarme të njëpasnjëshme për rrezikun rus në Lviv [VIDEO]

Ekipi i KOHËS po vazhdon të qëndrojë në Ukrainë, në qytetin Lviv. Dhe, siç raporton gazetarja Saranda Ramaj, në mesditën e së martës kanë nisur alarmet e njëpasnjëshme si sinjal për rrezikun që mund të vijë nga bombardimet ruse.

Me lëshimin e alarmeve, qytetarët këshillohen të strehohen nga bombardimet e mundshme.

Rusia ka bombarduar ditëve të fundit edhe në këtë zonë.

Ekipi i KOHËS është i pari dhe i vetmi nga Kosova që ka arritur të depërtojë në Ukrainë dhe të raportojë nga atje për luftën, që Rusia e ka nisur më 24 shkurt.

 
KOHA në Ukrainë: Alarme të njëpasnjëshme për rrezikun rus në Lviv

KOHA në Ukrainë: Alarme të njëpasnjëshme për rrezikun rus në Lviv DETAJE: https://bit.ly/36e593Q

Posted by Koha.net on Tuesday, March 22, 2022