Botë

Aeroplani me 133 persona në bord përplaset në Kinë

Një aeroplan Boeing 737, i kompanisë “China Eastern Airlines”, është rrëzuar të hënën (21 mars), me 133 persona në bord, raportoi APNews.

Ende nuk është bërë i ditur numri i viktimave, derisa thuhet se aeroplani u përplas në një rajon malor, duke shkaktuar zjarr të madh.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Kjo kompani e fluturimeve është një nga tri më të njohurat në Kinë, duke operuar në shumë linja të brendshme dhe ndërkombëtare.

Boeing 737 thuhet se e humbi shpejtësinë pas orës 6:20, para se të hynte në zonën malore.

Rrëzimi i fundit vdekjeprurës i një avioni në Kinë ishte regjistruar në vitin 2010.