Kozmonautët rusë kanë arritur në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar veshur me ngjyrat ukrainase, veprim që duket si deklaratë kundërshtuese e pushtimit rus të Ukrainës, raporton të shtunën BBC.
Tre burrat ishin të parët që shkuan që nga sulmi i Rusisë në fqinjin e tij.
Ata u mirëpritën në bord, me përqafime dhe përshëndetje nga ekipi me kolegët amerikanë, rusë e gjermanë.
Treshja veshi kostumin e verdhë të hapësirës dhe shenja të kaltra, në vend të kostumeve të zakonshme blu.