Botë

Hapet ura që lidh Evropën me Azinë për 6 minuta

 

Presidenti turk, Tajip Erdogan, ka bërë hapjen zyrtare të një ure masive në ngushticën e Dardaneleve të premten, e fundit kjo në një seri projektesh të mëdha infrastrukturore të cilat ai u ka dhënë prioritet gjatë dy dekadave të tij në pushtet.

Duke lidhur brigjet evropiane dhe aziatike të Turqisë, Ura e Çanakalasë e vitit 1915 u ndërtua nga firma turke dhe koreano-jugore me një investim prej 2.5 miliardë euro. Ajo ka hapësirën kryesore më të gjatë, pra distancën midis dy kullave, nga çdo urë tjeter e ngjashme në botë, raporton CNN.