Botë

Piloti rebel i Venezuelës shfaqet në publik

Është njeriu më i kërkuar në Venezuelë, por Oscar Perez as që do t’ia dijë, madje edhe shfaqet në mitingjet e opozitës.

Perez përdori një helikopter të vjedhur për të sulmuar Gjykatën e Lartë dhe Ministrinë e Brendshme në kryeqytetin Karakas javë në parë dhe gjithashtu nxiti popullin që të ngrihet në revoltë kundër presidentit Nikolas Maduro.