Burri ukrainas që ka humbur gjithë familjen e tij nga sulmet ruse në fshatin Marhalivka të Kievit, është rikthyer në vendin ku ka ndodhur tragjedia, duke shpjeguar ngjarjen e rëndë.
Burri bashkë me familjen ishin larguar nga qyteti i Kievit për tu strehuar në Marhalivka, me idenë se aty do të ishin më të sigurtë.
Në një video të publikuar nga Ukraine Now të premten në Telegram, burri tregon se si pasojë e sulmeve, në fillim të muajit mars, ai ka humbur vajzën e tij 12-vjeçare, bashkëshorten, dy dhëndrit e tij, vjehrrën dhe një mik të familjes.
Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës, pati raportuar më 11 mars se vetëm burri dhe macja e tij kanë shpëtuar nga sulmi.
Lufta në Ukrainë po vazhdon prej 24 shkurtit, teksa edhe thirrja që të ndalohen fluturimet mbi Ukrainë po vazhdon. Megjithatë, NATO-ja ka refuzuar thirrjet e tilla pasi ka frikën se mund të përfshihet në konflikt dhe që mund të çojë në luftë më të madhe.
?Marhalivka.
— MFA of Ukraine ?? (@MFA_Ukraine) March 11, 2022
This man and his family left Kyiv to be safe. The rocket hit his house, there were 12 people: children (two grandchildren and two nieces), wife, daughter, sister...
Only he and his cat survived.#closeUAskyNOW pic.twitter.com/02cNsfSN4W