Familja mbretërore belge do t’i vë në dispozicion tri prona për refugjatët ukrainas, ka konfirmuar Pallati bretëror të enjten.
Tri familje ukrainase do të priten nga Royal Trust, enti që menaxhon asetet e familjes mbretërore belge në Bruksel dhe Walloni.
Familjet do të vendosen në këto prona në fillim të muajit prill.
Një tjetër pronë në Tervuren, në periferi të Brukselit, e cila më parë shërbente si qendër vaksinimi, do t’i vihet gjithashtu në dispozicion komunës për strehimin kolektiv të refugjatëve ukrainas.
Mbreti Philippe i Belgjikës vizitoi qendrën e refugjatëve Heysel në Bruksel të mërkurën.
Trusti Mbretëror është një institucion publik autonom që menaxhon asetet belge që datojnë nga sundimi i Leopoldit II, në fillim të viteve 1900, raporton Politico.
Rreth 200.000 refugjatë ukrainas pritet të mbërrijnë në Belgjikë.