Kremlini ka thënë të enjten se Rusia po bën përpjekje kolosale në bisedimet për një marrëveshje të mundshme paqeje me Ukrainën që mund të ndalonte operacionin ushtarak rus atje, por mohuan raportimet se kanë bërë progres për një marrëveshje.
"Delegacioni ynë po bën përpjekje kolosale dhe tregon më shumë gatishmëri ndaj tyre sesa pala tjetër. Duke rënë dakord për një dokument të tillë, respektimi i të gjithë parametrave të tij dhe zbatimi i tyre mund të ndalojë shumë shpejt atë që po ndodh", ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton Reuters.
I pyetur në lidhje me një raportim të Financial Times se Ukraina dhe Rusia kishin bërë përparim të rëndësishëm për një marrëveshje të paqes, Peskov tha: "Nuk është e drejtë - ka elementë që janë të drejtë, por në përgjithësi është i pasaktë [raportimi]".
Peskov deklaroi se ata do të raportojnë nëse do të ketë progres, teksa dënoi gjuhen e presidentit amerikan Joe Biden, që tha se Vladimir Putin është një kriminel lufte.