Botë

Gati 2 milionë refugjatë kanë shkuar në Poloni nga Ukraina

1.9 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni që kur ka filluar lufta, ka thënë Shërbimi i Rojës Kufitare të Polonisë.

Më shumë se gjysmë milioni tjetër e kanë lënë vendin duke shkuar në destinacione tjera, sipas hulumtuesit të Universitetit të Varshavës, Maciej Duszczyk.

Vetëm të mërkurën kufirin e kanë kaluar 60.000 njerëz. Ndërkaq sot, deri në orën 6 të mëngjesit kufirin e kanë kaluar 12 mijë njerëz.