Botë

Katër luftanije me trupa ruse janë drejtuar për Ukrainë, lajmëron Japonia

Katër luftanije ruse kaluan përmes ngushticës Tsugaru në Japoninë verilindore mes të martës dhe të mërkurës, duke transportuar me gjasë trupa dhe automjete luftarake në Ukrainë, tha të mërkurën Ministria e Mbrojtjes e Japonisë.

“Ministria e Mbrojtjes e Japonisë do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe lëvizjet e ushtrisë ruse me një ndjenjë të lartë kujdesi”, tha ministria në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

Ngushtica Tsugaru lidh detin e Japonisë me Oqeanin Paqësor dhe është mes dy ishujve kryesorë japonezë.

Një deklaratë nga inteligjenca e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë pati thënë se për shkak të humbjeve të mëdha të përjetuara në Ukrainë, Rusia po ridërgon forca të tjera.