Botë

Trump: Nuk i heq sanksionet ndaj Rusisë pa marrëveshje për Sirinë dhe Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai nuk do të largojë sanksionet ndaj Rusisë, në rast se Moska nuk pajtohet të negociojë për paqe në mes të palëve ndërluftuese në Ukrainë dhe Siri.

“Nuk do të largoja kurrë sanksionet pa u bërë një zgjidhje në të mirë të të gjithëve në Siri dhe Ukrainë”, u ka thënë Trump gazetarëve më 13 korrik.