Botë

Pfizeri kërkon miratimin edhe për dozën e katërt anti-COVID

FOTO: AP
 

Prodhuesi i vaksinave anti-COVID, Pfizer, pritet të kërkojë miratimin këtë javë për dozën e katërt anti-COVID për të moshuarit, sipas burimeve të AP-së.

Vaksina aktualisht përbëhet nga dy doza, ndjekur muaj më vonë nga një dozë përforcuese, në përpjekje për të ofruar mbrojtje maksimale për popullatën mbi 65 vjeç që është goditur më rëndë nga pandemia.